Telegrafi

Veton Breznica merr pjesë në garën “Red Bull Air Race”

Me titullin e fituar të kampionit virtual, në vitin 2008, Breznica ka marrë një VIP ftesë nga RBAR (Red Bull Air Race) – për të marrë pjesë në garën e Hungarisë.

Red Bull Air Race (www.redbullairrace.com) e themeluar në vitin 2003 nga Red Bull, është një seri garash ajrore në të cilën garuesit duhet të kalojnë nëpër vështirësi të ndryshme në pistën ajrore në kohën më të shpejtë. Pilotët garojnë kundër kohës duke u sprovuar nga kthesa me forca G shumë të mëdha për të kaluar një stazë me kthesa të formuar nga shtyllat konike, të njohura si ‘porte ajrore’.

Garat zakonisht mbahen mbi ujë në qytetet më të bukura të mbarë botës. Ato përcillen nga një program i shfaqjeve ajrore. Garat mbahen gjatë vikendeve ku në ditën e parë mbahen kualifikimet të cilën e përcjell gara në ditën e nesërme. Ngjarja tërheq masa të mëdha shikuesish dhe njëkohësisht transmetohet, live dhe ritransmetim, në shumë shtete.

Breznica, 20-vjeçar, përveç ëndrrës jetësore të tij për t’u bërë pilot profesional, gjithmonë ka qenë i flaktë pas fluturimeve akrobatike dhe dëshiron që një ditë të bëhet një ndër pilotët më të mirë në botë, duke garuar në ‘Red Bull Air Race Ëorld Championship’ si njëri nga 15 pilotët më të mirë në botë.

Përkrah kësaj, Breznica ka premtuar se do të punojë shumë edhe në promovimin e Kosovës si shteti më i ri në botë, njëkohësisht duke promovuar Industrinë e Aviacionit në Kosovë e cila gjithsesi ka nevojë për zhvillim sa i përket shkollimit të gjeneratës së re të saj.

Pas këtij udhëtimi të shkurt por të rëndësishëm në Hungari, Vetonin e pret bursa për pilotim velorë me kadetët ajror të Britanisë së Madhe, dhe planifikon të vazhdojë ndërtimin e karrierës së tij duke marrë lejen e fluturimin dhe duke bërë Kosovën të shihet në këtë industri nga mbarë bota. /Telegrafi/