Site icon Telegrafi

Veton Berisha vjen me gol të bukur në Bundesliga 2 (Video)

Veton Berisha që luan me Greuther Furth ka shënuar gol të bukur në ndeshje me Hannoverin.

Skuadra e tij shënoi fitore me rezultat të thellë 4-1, ndërsa Berisha shënoi golin e fundit.

Ai pranoi një top pas shpinës së mbrojtësve dhe kaloi edhe portierin duke tundur rrjetën.

Goli i tij erdhi në minutën e 67-të.

Ky është goli i tij i dytë në kampionat, ku ka edhe tri asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version