Studimi i parë tregoi se njerëzit mbi 45 vjeç që jetonin vetëm dhe kishin probleme me zemrën ishin 25% më të rrezikuar se sa njerëzit që jetonin me bashkëshortin/bashkëshorten, ose me të afërm.
Studiuesit arritën gjithashtu në përfundimin se njerëzit që jetojnë vetëm kanë më pak kujdes për të marrë ilaçet e tyre rregullisht dhe të hanë në mënyrë të shëndetshme, të mos përmendim këtu faktin që ju duhet të telefononin urgjencën kur ndjenin shqetësime prej zemrës.
Studimi tjetër tregoi se tek njerëzit mbi 60 vjeç, kur ndjeheshin të vetmuar ose të izoluar kishin një rrezik shumë të madh për vdekje të parakohshme. 45% e meshkujve dhe 59% e femrave përballeshin me rrezikun e vdekjes së parakohshme nëse mbeteshin vetëm.
Por nuk janë shifra që mund të na trembin, transmeton Telegrafi.
Ne dimë disa mënyra se si të shmangim vetminë, edhe nëse të gjithë ata që ju doni nuk kanë kohë t’ju kushtojnë më vëmendje, si p.sh.:
• Mund t’i drejtoheni një fqinji të mirë, i cili gjithashtu mund të jetë ulur vetëm në ballkonin e shtëpisë së tij. Nëse e ndjeni që mund të flisni për diçka me të, qoftë ky një subjekt i parëndësishëm, atëherë nuk do të ndjeheni i humbur dhe mund ta harroni vetminë.
• Mund të dilni një xhiro në park dhe ndoshta do të keni mundësinë të njihni dikë që është i interesuar të ndërrojë dy fjalë me ju, qoftë edhe për gjëra që s’i keni aq për zemër
• Mund të frekuentoni galeritë e artit, apo kinematë dhe teatrin. Edhe pse të gjithë kanë shkuar për të parë shfaqjen, mundësitë për të komunikuar me dikë janë shumë të mira.
• Mund të ftoni një mik/e apo komshiun për të pirë një kafe, apo për t’i treguar diçka që dini të bëni, apo e keni hobi. /Telegrafi/