Telegrafi

Vetmia dhe infarkti

Hulumtimet e mëhershme, vetminë e kanë lidhur me stresin dhe me sëmundjet kardiovaskulare, tek meshkujt. Studimet më të reja, ndërkaq, të bëra te 130 femra të moshës ndërmjet 30 e 65 vjeçe, të cilat janë hospitalizuar pas sulmeve të rënda nga angina pektoris, kanë treguar se kjo vlen edhe për gra: ato, me familje e me miq të paktë, madje dyfish më shumë vuajnë nga ngushtimi serioz i arterieve, sesa gratë që kanë i miq.

Sqarimi? Femrat e vetmuara janë më të prira të bëjnë sjellje të rrezikshme që çojnë nga arterioskleroza, si – pirja e duhanit dhe aktiviteti i pamjaftueshëm trupor.

Tjetër, shkencëtarët thonë se izolimi shoqëror i bën më emocionale, kjo është e lidhur me rritjen e nivelit të hormonit të stresit në organizëm, gjë që shkakton dëmtimin e enëve të gjakut. Prandaj, faktorët socialë duhet të kenë vend të rëndësishëm në parandalimin dhe në shërimin e sëmundjeve koronare të zemrës, thotë grupi i shkencëtarëve nga instituti i Karolinës në Stokholm. /Telegrafi/