Site icon Telegrafi

Vetmia dhe ditët depresive të George Michael

Katër muaj pasi këngëtari George Michael u gjet i vdekur në shtratin e tij, dedikimet jashtë shtëpisë së tij në North London vazhdojnë të rriten.

Fjongo, tullumbace, lule e qirinj janë vendosur në pemët e parkut përkrah vilës në vlerë 9.5 milionë euro, që 53-vjeçari George ndante me partnerin e tij stilist flokësh, Fadi Fawaz.

Por, për ata që e njihnin mirë, ka një kontrast të pakëndshëm midis përshkrimit të fansave dhe jetës së vërtetë që ai bënte vite dhe muaj para se të ndërronte jetë ditën e Krishtlindjeve.

Lexo po ashtu Ish- i dashuri: George Michael nuk ishte i lumtur, kisha frikë mos vetëvritej

E vërteta është se nën atë fasadën magjepsëse që njohin fansat, ishte një njeri i trishtuar, i vetmuar, i cili mendonte se kishte pak gjëra për të jetuar, transmeton Top Channel.

Pas grilave të lodhur në shtëpinë e tij me tulla të kuqe, George i kalonte ditët duke iu fshehur botës, duke qëndruar me pizhame, duke parë televizor e duke ngrënë ushqime të gatshme. Ai ishte aq i ndrojtur sa refuzonte të këndonte para miqve dhe familjarëve, duke preferuar në vend të kësaj kopshtin që e rrethonte. Ishte shumë larg personit që ishte në skenë.

Natën, Michael flinte vetëm, duke e kaluar kohën në telefon për të korrigjuar lajmet që shkruanin për të. Ai donte dëshpërimisht të fliste me dikë.

Në një intervistë të jashtëzakonshme, partneri i tij për një kohë të gjatë, Kenny Goss, me të cilin u nda në 2009, ka rrëfyer se personaliteti i George, larg atij publikut, ishte ‘i çuditshëm’ për të dy. “Ai nuk e pëlqente faktin që ishte ai që ishte. I pëlqente të rinte në shtëpi, pas dyerve të mbyllura. Atij nuk i pëlqente të qenurit George Michael”, ka rrëfyer Kenny.

Exit mobile version