Prodhuesi francez Bugatti, ka bërë të ditur se do të vë në shitje të vetmen njësi nga Tiffany Edition, që e ka dizajnuar në bashkëpunim me krijuesin e famshëm të bizhuterive.
Modeli që i përket serisë Veyron, nuk e ka ende asnjë kilometër të kaluar dhe shumicën e pjesëve i ka të mbuluara me qese, transmeton Telegrafi.
Nuk bëhet i ditur se sa kushton, por – duke e ditur se i përket edicionit të limituar dhe se secili Bugatti kushton rreth tre milionë dollarë -ky model me njëmijë kuajfuqi që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 2.5-sekonda, pritet të ketë çmim shumë të lartë. /Telegrafi/