Megjithëse, askush nuk dëshiron ta prekë shkaku i sipërfaqes me gjemba, përdorimi i kaktusit të përpunuar është shumë i mirë për shëndetin.
Super ushqimi i fundit, i ka rrënjët tek shkretëtirat me ajër të thatë dhe diell të pafund, transmeton Telegrafi.
Nga kjo bimë e pasur me minerale dhe antioksidant, merren rrënjët, kërcelli, gjethet dhe frytet, të cilat vihen në sallatë, sandviç apo kokteje të ndryshme.
Kaktusi është i mbushur me fibra dhe pektin, duke e bërë këtë bimë të aftë në luftimin e diabetit dhe kolesterolit të lartë.
Me anë të këtyre dy përbërësve, kolesteroli tepërt largohet nga organizmi, me anë të sistemit të tretjes.
Fibrat, po ashtu ngadalësojnë tretjen e karbohidrateve, duke u siguruar të mos kthehen në sheqer, gjë që ndikon në paraqitjen e diabetit.
Vitamina A dhe C që gjendet në masë të madhe në kaktus, ndihmon në përmirësimin e lëkurës dhe mbijetesës së qelizave.
Elektrolitetet që i përmban kaktusi, bënë që të jetë shumë i dobishëm, për të përmirësuar amullinë pas një nate me shumë pije alkoolike.
Por, si të përgatitet dhe të hahet kjo bime gjembore?
Përgatitja e vështirë dhe shija jo e mirë, janë të vetmet anë negative, që e bëjnë të mos jetë për gjithkënd.
Kujdesuni që të preni ngadalë sipërfaqen e jashtme, me thikë të mprehtë, dhe të mos e lëni ndonjë gjemb në pjesën e kërcellit, që doni ta hani.
Kaktusi shijon si një trangull i fortë dhe shumë i hidhët, andaj duhet ta prisni në pjesë të vogla, dhe ta vëni në ushqime tjera.
Provoni sallatën me perime, ndonjë sandviç, apo përzieni në pemë, bluajeni dhe përdoreni si pije. /Telegrafi/