Telegrafi

Vetëvritet vokalistja e grupit “Huntress”, Jill Janus

Është ndarë nga jeta në moshën 43-vjeçare, lokalistja e grupit “Huntress”, Jill Janus.

Lajmin për këtë gjë e kanë bërë të ditur vet grupi përmes një postimi të bërë në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Ata kanë treguar se Jill kreu vetëvrasje, shkruan BBC, transmeton Telegrafi.

Jill Janus (Foto: Getty Images)

Tutje, në deklaratë grupi tregojnë se e njëjta po luftonte me një sëmundje mendore, të cilën po shpresonte ta tejkalonte.

“Zemrat tona janë thyer, ajo do të na mungojë më shumë sesa që do ta kishte menduar ndonjëherë”, shkruhet në deklaratë.

“Huntress” janë një grup i formuar në vitin 2010, të cilët kanë nxjerrë në shitje plot tri albume, dhe aktualisht janë në përgatitje të albumit të katërt.

Vokalistja e këtij grupi, Jill Janus ishte diagnostikuar me fazë të hershme të kancerit në mitër, në vitin 2015. /Telegrafi/

Jill Janus (Foto: Getty Images)