Mbrëmë është vetëvrarë me armë zjarri veterani dhe invalidi i ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Njazi Bytyqi, nga qyteti i Ferizajt.
Rastin e ka konfirmuar njëri nga të afërmit e të ndjerit nga familja Bytyqi.
I ndjeri që nga paslufta ishte operuar 5 herë në boshtin kurrizor, ndërkohë vazhdimisht ka qenë i varur nga disa lloje të medikamenteve si “Trodon dhe Diazepan”, njofton gazetari i Kohës Ditore.
I ndjeri gjatë periudhës së fundit ka punuar si taksist në qytetin e Ferizajt.
Gjatë ditës së premte, i ndjeri kishte vizituar të afërmit, shokët dhe dashamirët, por nuk kishte ngjallur dyshime se do të merrte një veprim të tillë.