Telegrafi

Vetëvritet për t’u ringjallur

Përpara se të pinte helmin, ai u premtoi ithtarëve të tij se do të rikthehej në jetë, ashtu siç bëri dhe Jezu Krishti. Prifti u dërgua menjëherë në spital, por vdiq më të mbërritur atje.

 

Policia indiane e regjistroi këtë si një rast vetëvrasjeje, por nuk arriti dot të marrë trupin e 25-vjeçarit për t’i bërë autopsinë, pasi besimtarët e kishës këmbëngulnin që t’u rikthehej trupi në tempull, për të parë së çfarë do të ndodhte.

 

Ata janë ende duke pritur për ndonjë mrekulli, por policia shpreson që të marrë trupin e priftit pas Krishtlindjeve.  /korrieri/