Site icon Telegrafi

Vetëvritet një polic në Gjilan

Oficeri i Policisë së Kosovës, B.I. ka bërë vetëvrasje sot në Gjilan.

43-vjecari vrau veten në një WC të një kafeneje në lagjen Dheu i Bardhë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Po ashtu, aty po qëndron edhe një ekip i mjekësisë ligjore.

Insajderi ka mësuar për vetëvrasjen e policit kosovar, ndërkaq gazeta nuk ka arritur të marrë informacione zyrtare nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësit e policisë kanë qenë të pa qasshëm në telefon.

I ndjeri ka lënë pas vetes tre fëmijë – dy vajza dhe një djalë.

Exit mobile version