Site icon Telegrafi

Viti: Poblemet familjare detyrojnë 60-vjeçarin të vetëvritet

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se një person i moshës 60 vjeçare, ka kryer vetëvrasje.

Dyshohet se më 20 korrik 2019, rreth orës 4:00 të mëngjesit, në komunën e Vitisë, një person i moshës 60 vjeçare, nga fshati Tërpezë, për shkak të problemeve familjare ka kryer vetëvrasje, duke e goditur vetveten me armë zjarri, në pjesën e kokës.

Sipas prokurorisë, i ndjeri është gjetur nga një dëshmitar në skaj të rrugës, pa shenja jete, me ç’rast menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia.

Prokurori dhe mjeku kujdestar, ku me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

Me këtë rast janë sekuestruar përkohësisht:

Një (1) automjet, i markës ‘’Opel Astra’’

Një (1) armë e llojit ‘’Browning’’, kalibër 7.65 mm,

Një (1) gëzhojë kalibër 7.65 mm, si dhe,

Një (1) karikator me shtatë (7) fishekë, të së njëjtës armë.

Exit mobile version