Një ngjarje e rëndë është verifikuar pasditen e kësaj të premteje në qytetin e Durrësit, ku një person i ka dhënë fund jetës me armë zjarri.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 7 të qytetit bregdetar, ku viktimë ka mbetur shtetasi me inicialet Y.Sh. i moshës 56 vjeç.
Sipas burimeve, në momentin e kryerjes së aktit në banesë kanë qenë të pranishme bashkëshortja dhe vajza e viktimës.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje. /tch/