Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në paraburgimin e Kukësit ku një 42-vjeçar ka vrarë veten.
Mësohet se viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur ishte në burg nën akuzën e dhunës në familje.
Ndërkohë, policia e Kukësit mohon vetëvrasjen duke thënë se viktima vdiq në spital.
“E çuam në spital se ndihej keq, aty ndërroi jetë”, thotë policia e Kukësit.
Ende nuk ka detaje të tjera lidhur me këtë ngjarje të rëndë. /A2 /Telegrafi/