Telegrafi

Vetëvritet këngëtari i “Ein, Zwei, Polizei”

Trupi i pajetë i të ndjerit është gjetur në shtëpinë e tij në Udine të Italisë.

Dyshohet se këngëtari ka bërë vetëvrasje, ndërsa trupi i tij është gjetur nga policët italianë, të cilët i kishte njoftuar një mik i këngëtarit, duke qenë se nuk mund ta kontaktonte atë për disa ditë.

Frittelli, i cili kishte prejardhje italo-austriake, është i njohur edhe për këngët “Super Gut” dhe “Gema Tanzen”. /Telegrafi/