Telegrafi

Vetëvritet këngëtari i bendit “Linkin Park”, Chester Bennington

Këngëtari i bendit të famshëm “Linkin Park”, Chester Bennington ka bërë vetëvrasje.

TMZ ka mësuar prej burimeve të afërta të veta se këngëtari e ka varur veten në një banesë private në Palos Verdes Estates të Los Angelesit të SHBA-së.

Trupi i pajetë i 41 vjeçarit u gjet të enjten rreth orës 9:00 të mëngjesit së sotëm.

Chester është i martuar ndërsa nga dy martesat e mëhershme ka 6 fëmijë.

Theksojmë se këngëtari luftoi me drogë dhe alkoolin për vite me radhë ndërsa edhe në të kaluarën është përpjekur të kryej vetëvrasje. /Telegrafi/