Telegrafi

Vetëvritet inspektori i policisë në Tetovë

Sipas Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, bëhet fjalë për 33 vjeçarin Burim.A, i punësuar si inspektor në Drejtorinë për Sigurim dhe Kundërzbulim (DSK) në Tetovë, transmeton INA.

Siç mësohet ai është vetëvrarë në kokë me pistoletën e tij të llojit CZ kalibri 7.63.

Ai u gjet në gjendje të rëndë dhe me plagë në kokë rreth orës 18.30, disa metra larg shtëpisë së tij dhe menjëherë është dërguar në Klinikën e Shkupit, ku pas disa orëve ka ndërruar jetë.

Familjarët kanë theksuar se Burimi kohëve të fundit ka qenë në gjendje depresioni dhe se edhe njëherë më parë kishte tentuar të kryejë vetëvrasje. /Telegrafi/