Telegrafi

Vetëvritet grabitësi i argjendarisë në Bulqizë

Përparim Bala, autori i grabitjes ka udhëtuar me një furgon pasagjerësh në drejtim të Korçës, ndoshta për t’u larguar drejt vendin fqinj, në Greqi, transmeton TCH.

Por, një kontroll i befasishëm nga postblloku i policisë në fshatin Mengel të Elbasanit ka vënë në vështirësi grabitësin, i cili nuk ka pranuar t’i dorëzojë dokumentet policisë duke qëlluar me arme zjarri ndaj uniformave blu.

Fatmirësisht, nuk pati agjentë të plagosur në këtë shkëmbin zjarri, por autori mundi të largohej duke kërcënuar me armë drejtuesin e një mjeti tip “Golf” me targa të Durrësit.

I ndjekur nga policia, Bala nuk ka parë rrugëzgjidhje tjetër dhe ka qëlluar veten me armen e tij, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Forca të shumta policie dhe grupi hetimor mbërriti në vendngjarje, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. /Telegrafi/