Një gardist i Gardës së Republikës së Shqipërisë, dyshohet se ka vrarë veten në krye të detyrës.
Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në orën 23:00 të së hënës në hyrjen dytësore të Gardës së Republikës, ku gardisti 30 vjeçar nga Përmeti dyshohet se ka qëlluar veten me armën e shërbimit.
Grupi hetimor ka administruar dhe sekuestruar prova që forcojnë dyshimin se akti është kryer në kushtet e tronditjes psikike.
Hetimet po vijojnë për zbardhjen e gjithë rrethanave te ngjarjes.
30-vjeçari kishte pak muaj që kishte filluar punë si efektiv në Gardën e Republikës. /Telegrafi/