Një person me inicialet A.Rr., aksidentalisht ka vrarë veten në fshatin Fushticë e Ulët e Drenasit.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë Rajonale për Prishtinë, ka konfirmuar rastin, duke thënë se kemi të bëjmë me një vdekje të dyshimtë.
“Është vdekje e dyshimtë. Rreth orës 13.00 në stacionin policor të Drenasit është hapur një rast për një vdekje të dyshimtë. Personi është mashkull, i lindur në vitin 1974. Jemi duke punuar për të zbardhur rastin se si ka ardhur deri te kjo vdekje e dyshimtë”, ka thënë Ahmeti për KosovaPress.