Telegrafi

Vetëvrasje për shkak të mashtrimit të Medofit

Viktima është bashkëthemeluesi 65-vjeçar i fondit Acces International, Rene Tieri de la Vilehushe (Rene Thierry de la Villehuchet), që është gjetur në zyren e vet në Menheten me vena të prera, ndërsa pranë tij ka pasur edhe një shishe me hapa për fjetje.

Ai, sipas mediumeve të Nju-Jorkut, vlente si njeri i ndershëm, i cili është tronditur shumë nga humbja e klientëve të tij dhe në mënyrë të pasuksesshme ka tentuar t`i kthejë paratë.

Medof ka mashtruar një numër të madh të fondeve dhe organizatave, të cilat ia kanë besuar paratë e veta, meqë ka siguruar fitime të mira. Ai para një jave pranoi se gjithçka ka qenë vetëm një mashtrim i madh. Medof deri në gjykim mbahet nën arrest shtëpiak, ndërsa humbjet nga mashtrimet e tij vlerësohen në 50 miliardë dollarë.

Nuk përjashtohet që në mashtrimin të jenë të përzier edhe aktorë tjerë, meqë Komisioni amerikan për letra me vlerë dhe bursa nuk e kanë ndalur piramidën e Medofit edhe përkundër paralajmërimeve të shumta.