Site icon Telegrafi

Vetëvrasja e 13-vjeçares nga Gostivari, Prokuroria heton motivet e vdekjes

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Prokuroria Themelore Publike në Gostivar po heton shkaqet e vdekjes së një vajze 13-vjeçare nga Gostivari, trupi i pajetë i së cilës u gjet në shtëpinë e saj më 25 nëntor.

Edhe pse informatat fillestare menjëherë pas ngjarjes treguan se bëhej fjalë për vetëvrasje, por për shkak të disa të dhënave të reja , hetimi për të konfirmuar shkaqet e vdekjes vazhdon.

Kështu kanë bërë të ditur nga Prokuroria Themelore Publike Gostivar nga ku theksojnë se menjëherë pas ngjarjes, prokurori public, kreu një inspektim në vendin e ngjarjes dhe dha urdhër për autopsi ndaj trupit të vajzës së ndjerë.

“Gjatë autopsisë fillimisht u përcaktua se e ndjera kishte edhe lëndime të tjera në trup të cilat ka gjasa të na drejtojnë në atë se ajo ishte pjesëtare e ndonjë sekti. Për të kontrolluar këto indikacione, Prokurori i publik lëshoi edhe një urdhër shtesë për analiza toksikologjike dhe analiza të materialit biologjik. Është dhënë urdhër që të kontrollohet edhe telefoni, kontaktet e vajzës nëpër rrjetet sociale dhe cdo gjë tjetër që do të ishte një argument më shumë në zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Për më tepër, Prokuroria Publike në Gostivar i kërkoi Ministrisë së Punëve të Brendshme të kryejë kontrolle dhe krahasime me raste të ngjashme brenda ose jashtë vendit, si dhe të kryejë intervista me familjen, miqtë dhe shokët e klasës të vajzës së ndjerë, si dhe me stafin e shkollës ku ajo mësonte.

Exit mobile version