Një fotografi ku shihet anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ulur në një tavolinë me shefin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka qarkulluar sonte në mediat online.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka sqaruar lidhur me një fotografi ku shihen Sveçla e Gjuriq.
“Ky nuk është takim i Xhelal Sveçlës me Marko Gjuriqin, por është pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare, me të gjitha subjektet politike të rajonit, që po mbahet me temën ‘Bashkëpunimi Rajonal’ nën organizimin e organizatës CIG”, ka thënë zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, për Telegrafin.
“Në tryezë janë shumë edhe shumë zyrtarë të tjerë të partive nga Kosova, përveç shumë subjekteve rajonale, e jo takim i përveçëm”, ka thënë ai. /Telegrafi/