Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, deklaroi se nuk e di si do të shkojnë punët me qeverisjen në Prishtinë.
Ai thotë se drejtorët aktivistë të Vetëvendosjes ende janë në postet e tyre në Prishtinë.
Se cila do të jetë e ardhmja e qeverisjes, sipas Aliut duhet të bisedohet edhe me Ahmetin, me të cilin deri më tani nuk kanë komunikuar, shkruan rtv21.
“Vetëvendosje është duke i riorganizuar strukturat e tyre pas daljeve që kanë ndodhur”, tha ai.
Sipas Aliut, duhet ulur e biseduar edhe me Shpend Ahmetin edhe me Qëndron Kastratin, kryetar i Kamenicës, për mënyrën se si ata e shohin të ardhmen e qeverisjes.