Kuvendi i Kosovës ka filluar punimet e saj me fjalimin e kryetarit të lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri lidhur me mosgatishmërinë e Kuvendit për të diskutuar lidhur me vdekjen e dyshimtë të Astrit Dehari.
Deputetët e Vetëvendosje me mbishkrimin “Drejtësi” kanë dalë para foltores për të kërkuar drejtësi për Astrit Dehari.
Visar Ymeri nga Vetëvendosje tha se po thonë që situata në Kosovë është normale, por nuk është, është vetëm një maskim.
Ai tha se edhe në ditën e 12 të vdekjes së Astritit ende nuk kanë asgjë nga institucionet.
“Policia e burgosën Astirin pa asnjë bazë, e lanë të privuar nga liria. Ai mbahej në burg pa asnjë arsye dhe vdiq. Përgjegjësit e shtetit janë të pashmangshme, por ja që asnjë nuk dha përgjegjësi. Ky Kuvend dështoi që të ngritet në nivel të detyrës. Dhe këta nuk janë në gjendje që të diskutojnë për këtë sot. Qartazi ai nuk kishte siguri. Ai mbahej në burg që vetëm të mbahej në burg një aktivist politik”, tha ai
“I pari ka fol komandanti i policisë në rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi i cili tha se ai ka vdekur për shkak të përdorimit të tepruar të medikamenteve, dhe obduksioni e dëshmoi këtë deklaratë të rreme. Dhe kjo gënjeshtër nuk ishte e rastësishme por që të orientoj opinionin publik nga jo e vërteta…”, tha ndër të tjera Imeri.
“Hetuesia u bë pjesë e propagandës politike në mënyrë që ta çorientoj opinion publikë në vend se provat të ndodhen në vendin që duhej. Hetuesit nuk janë të interesuar të zbardhin të vërtetën…”, tha tutje ai.
“Ky Kuvend dështoi të jetë zëri i së vërtetës, qytetarët nuk e kanë as minimumin e përfaqësimit të nivelit të saj. Ky shtet e lufton popullin e tij, del kundër tij…”, përfundoi Imeri. /Telegrafi/