Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci dhe Liburn Aliu, kanë mbajtur të hënën një konferencë për media, ku kërkuan zbatimin e kërkesave të miratuara nga Kuvendi më 9 shkurt, lidhur me rastin e katër aktivistëve të dënuar për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.
Nagavci tha se ajo që ndodhur me aktivistët Adea Batusha, Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti është një inskenim i paprecedent.
Deputetja e Vetëvendosjes tha se në këtë proces ajo që ra në sy ishte përfshirja e drejtpërdrejtë e zyrtarëve të lartë policor të cilët sipas saj, në konferencë për media u nxituan të shpallin dënimin për aktivistët para gjykatës, duke shkaktuar dyshim të bazuar për përfshire të drejtpërdrejtë të qarqeve të larta të policisë në prokurori e gjyqësor në trajtimin e rastit.
Nagavci tha se as prokuroria dhe as gjykata nuk kanë rritur të mbledhin prova materiale si dëshmi kundër aktivistëve.
Ajo kërkoi që për rastin e sulmit ndaj të Kuvendit të Kosovës të mundësohet një hetim i pavarur nga ndonjë vend perëndimor.
Ndërkaq deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Lëvizjes, Liburn Aliu i cili foli për personat përgjegjës që do të duhej të përfshiheshin në hetim dhe që kanë qenë të lidhur kyç në këtë rast.
”Nuk mund të ketë hetim nëse paraprakisht nuk kemi edhe shkarkim të personave përgjegjës në mënyrë që hetimi të jetë i rregullt”, shtoi deputeti Aliu. /Telegrafi/