Telegrafi

Vetëvendosje me kampanjë të re për fushatën në Pejë (Video)

Pas prezantimit të 26 zotimeve, nga sot Lëvizja Vetëvendosje ka filluar një kampanjë më ndryshe në qytetin e Pejës “Zgate dorën për Pejën”.

Aktivistët e kësaj lëvizjeje, në sheshin e qytetit kanë shpërndarë këto zotime duke i zgjatur dorën qytetarëve. Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 11 qershorit ka mbledhur rreth 10 mijë vota në këtë komunë dhe konsiderohet pretendente serioze për qeverisjen e Pejës në 4 vitet e ardhshme.

Kampanja “Zgate dorën për Pejën” do të zgjasë deri me 22 tetor, kur do të votohet për qeverisjen 4 vjeçare të Komunës së Pejës.

Bashkim Nurboja është ekonomist dhe profesor universitar me doktoraturë në Ekonomi nga Universiteti i Lubjanës dhe Master nga Universiteti i Staffordshire në Angli dhe këtë vit garon për kryetar të Pejës nga lëvizja Vetëvendosje!

Për ta shikuar kampanjën “Zgate dorën për Pejën” klikoni në videon mëposhtë.