Site icon Telegrafi

Vetëvendosje kamion me thëngjill para MZHE-së (Foto)

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një aksion për të kundërshtuar marrëveshjen e Qeverisë së Kosovës me kompaninë Contour Global për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.

Për të kundërshtuar këtë marrëveshje, aktivistë të Vetëvendosjes kanë zbrazur një kamion me thëngjill para Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE).

Zëdhënsi i VV-së, Frashër Krasniqi tha se, aktivistë të Vetëvendosjes kanë marrë leje nga komuna e Prishtinës që të kalojnë me kamion në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, por jo edhe ta zbrazin atë.

Vetëvendosje, thotë se ky vit shënon edhe gjendjen më të vështirë në sektorin e energjisë në Kosovë.

Sipas kësaj lëvizje, nga njëra ana po tentohet të jetësohet marrëveshja për energjinë me Serbinë, teksa janë vërtetuar dëmet nga privatizimi i rrjetit të shpërndarjes dhe furnizimit, ndërsa së fundi pushteti në mënyrë aspak serioze madje manipulative po merr vendime politike për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike duke iu nënshtruar interesit dhe fitimit të një kompanie private si Contour Global.

Ndryshe policia ka tentuar ta arrestoj drejtuesin e kamionit por është penguar nga aktivistët e kësaj lëvizje. /Telegrafi/

Exit mobile version