Sot, Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, bashkë me deputetin Albin Kurti dhe Kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, morën pjesë në tryezën e organizuar nga komuniteti boshnjak, për nder të ditës së tyre.
Në këtë tryezë u diskutua për problemet e komunitetit boshnjak në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin e nevojshëm për zgjidhjen e këtyre problemeve. Përfaqësuesit e këtij komuniteti Lëvizjen Vetëvendosje si i vetmi subjekt që merret direkt me problemet e qytetarëve dhe angazhohet në vazhdimësi për një Komunë dhe Republikë të drejtë e të barabartë për të gjithë qytetarët.
Lëvizja jonë, në listën e saj zgjedhore në Prishtinë ka edhe përfaqësuesen e komunitetit boshnjak, Fikreta Kandiq, e cila bashkë me gjithë të tjerët do të kontribuojë në zhvillimin e projekteve të mira për qytetin, bazuar në programin tonë për Prishtinën, qytet në çdo të lagje. /Telegrafi/