Telegrafi

Vetëvendosje dhe AAK arrijnë marrëveshje për koalicion në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë.

Ahmeti tha se tashmë në Kuvendin  komunal kanë shumicën.

“Dje kemi arritur marrëveshjen për bashkëqeverisjen me Aleancen për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë dhe tani mund të konfirmojmë që në Kuvendin Komunal kemi shumicën që do të na mundësojë zbatimin më të shpejtë të reformave dhe përmbushjen e zotimeve. Detajet e tjera do të bëhen publike pas mbledhjes inauguruese dhe para mbledhjes së parë të Kuvendit Komunal”, shkruan Ahmeti në Facebook. /Telegrafi/