Telegrafi

Vetëvendosje bllokon ndërmarrjen “Pastrimi”

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë bllokuar hyrjen e ndërmarrjes komunale “Pastrimi” për ta penguar hyrjen e drejtorit Feim Salihut në zyrën e tij.

Zyrtari për informim i kësaj lëvizje, Erzen Vraniqi, ka thënë se ky hap është bërë për shkak se drejtori Salihu po vazhdon ta mbajë peng edhe me tutje këtë ndërmarrje.

“Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë bllokuar hyrjen e ndërmarrjes komunale “Pastrimi” për ta penguar drejtorin ilegjitim, Feim Salihun ta mbaj peng edhe më tutje këtë ndërmarrje”, ka shkruar në Facebook, Vraniqi. /Telegrafi/