Site icon Telegrafi

Vetëvendosje anulon tubimin zgjedhor në Drenas

Lëvizja Vetëvendosje ka anuluar tubimin zgjedhor në Drenas të paraparë për sot.

Kjo për shkak të vdekjes tragjike të dy të rinjve nga kjo komunë, të cilët humbën jetën në një aksident trafikur mbrëmë në Komoran.

Kështu ka njoftuar kandidati i VV-së për kryetar të Drenasit, Shemsi Elezi.

“Me rastin tragjik të humbjes së jetëve të dy të rinjve Fatbardh Nika dhe Driton Bucolli, u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Nika dhe Bucolli. Në këto momente të vështira për këto familje bashkëndjejmë dhimbjen për humbjen e jetës së më të dashurve të tyre. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjarëve. Në nderim të tyre ne pezullojmë aktivitetet tona të planifikuara për sot”, shkruan Elezi në një postim në Facebook.

Ndërkohë, edhe Partia Demokratike e Kosovës ka anuluar aktivitetet e saj zgjedhore në Drenas në nderim të dytë rinjve. Këtë e ka bërë të ditur kryetari aktual njëherësh kandidat i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Exit mobile version