Pasurimi i shpejtë i zyrtarëve komunalë, që është në shpërputhje me pagat e tyre, tregon për nivelin e lartë të korrupsionit. Cilësia e dobët e punimeve në shumë projekte publike, si dhe tkurrja e hapësirës publike, janë rezultat i këtij korrupsioni.
“Fakti që rreth 300 persona të kualifikuar kanë aplikuar për 10 vende të punës në Qendrën e Kompetencës, tregon për nivelin e lartë të papunësisë. Kjo gjendje e rëndë sociale vjen si mungesë e zhvillimit ekonomik dhe politikave lokale të punësimit”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes, ku bëhet e ditur po asht se si rezultat i gjendjes së rëndë ekonomike rreth 900 familje jetojnë me asistencë sociale në ketë qytezë.
Po ashtu kjo lëvizje ka kritikuar udhëheqjen komunale për taksat e larta. “Në vend që të mendohet për rritjen e numrit të bizneseve të vogla dhe të mesme duke i stimuluar investime, Komuna ka rritur taksat duke i ngarkuar tej mase bizneset, në kohën kur ato vazhdimisht ankohen për rënie të fitimeve.
Krahas rritjes së krizës, në Malishevë çdo ditë po rritet edhe pasuria e Kryetarit. Edhe vila e ndërtuar së fundmi në fshatin e Isni Kilajt, i bashkohet zinxhirit të shtëpive luksoze të tij”. /Telegrafi/