Rasti është konfirmuar edhe nga stacioni policor i Drenasit. Togeri Fehmi Hoti ka thënë se të enjën rreth orës 22:00, nga familjarët e viktimës kanë marrë njoftimin se djali i tyre është gjetur pa shenja jete në pullazin e shtëpisë, njoftojnë mediat.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur të varur në litar një mashkull, 25 vjeçar.
Trupi i tij është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas dhe nga mjeku kujdestar është konfirmuar vdekja e tij.
Shkaku i vetëvrasjes ende nuk dihet, por policia po e heton rastin. /Telegrafi/