Telegrafi

Vetëvaret një 57 vjeçar

Trupi i pajetë i varur në litar është gjetur në katin e dytë të një shtëpie të pabanueshme në fqinjësi dhe mjeku kujdestar, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, vetëm ka konstatuar vdekjen e viktimës, transmeton Koha.net.

Në vend të ngjarjes ka dalë edhe policia e cila ka kryer ekspertizën, sipas të cilës, te viktima nuk janë gjetur shenja dhune.

Besim Hoti, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës ka konfirmuar se “nuk është gjetur asnjë shenjë, e cila do të mund të çonte te ndonjë dyshim. Ekspertiza ka konstatuar se nuk ka elemente për vdekje të dyshimtë”.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit i është dorëzuar familjes. /Telegrafi/