I bugosuri Roland Hasani i ka dhënë fund jetës së tij, duke u vetëvarur në burgun e Durrësit.
44-vjeçari ishte në kushte të rënduara psikologjike në momentin që kreu aktin e rëndë, teksa në qelinë e tij ka qenë edhe një tjetër i burgosur, i cili ishte në gjumë.
Hasani vuante prej disa kohës nga probleme të shëndetit mendor.
Menjëherë pasi është konstatuar ngjarja, Hasani është përcjellë me urgjencë për në spitalin me Durrësit me shenja të zbehta jete. Mjekët e kanë futur në sallën e operacionit, por që i ndjeri nuk ia ka dalë dot.
Strukturat e posaçme janë duke kryer hetimet e nevojshme për të mësuar më hollësisht se si ndodhi ngjarja.
44-vjeçari ishte i dënuar me 14 vite burg për vrasje. /Euronews Albania/