Site icon Telegrafi

Vetëtima shkaktoi zjarr masiv në një kompleks banesash në Teksas, dëmet llogaritet të kalojnë mbi gjashtë milionë euro

Zjarri masiv e ka shkatërruar një pjesë të një kompleksi banesash në Teksas të Shteteve të Bashkuara, që besohet të jetë shkaktuar nga një vetëtimë.

Rreth orës shtatë të mëngjesit, është aktivizuar alarmi, ndërsa ndërtesa ishte përfshirë nga tymi i dendur, transmeton Telegrafi.

Ky zjarr kishte filluar në pjesën lindore të objektit, ndërsa vazhdoi  të digjte gjithçka deri në pjesën qendrore.

Megjithëse zjarrfikësit u nisën me shpejtësi, si dhe u ndihmuan nga tri njësite të zonave në afërsi, zjarri vetëm se e kishte shkaktuar dëmin më të madh.

Deri më tani, llogaritet se dëmet kalojnë në mbi gjashtë milionë euro, ndërsa konsiderohet se është humbur një pjesë e historisë me rrënimin e ndërtesës së ndërtuar në vitin 1977.

Më e rëndësishmja, është se të gjithë banorët kanë arritur të largohen, ndërsa autoritetet i kanë strehuar në një hapësirë të sigurt.

Autoritetet e meteorologjisë kanë thënë se ka pasur vetëtima të fuqishme në zonë, por se ende nuk mund të thuhet nëse ndonjë vetëtimë të jetë shkaktari kryesor. /Telegrafi/

Exit mobile version