Mbrëmjen e sotme në Prishtinë ka pasur reshje të dobëta shiu, që janë shoqëruar me vetëtimë dhe bubullima.
Fatmirësisht shkarkimi i rrufeve mbi Prishtinë nuk ka shkaktuar pasoja.
Fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova, ka kapur momente mahnitëse të vetëtimës në qiellin mbi kryeqytetin e Kosovës. /Telegrafi/