Një aktor 45-vjeçari teatrit Broadway i cili u shfaq në “Phantom of the Opera” dhe “War Horse”u gjet i varur nga një arkiv i Parkut Qendror.
Fjala është për Harlan Bengel, i cili ka kryer vetëvrasjen në Parkun Qendror të New Yorkut.
Ai u gjet i varur me një qese plastike mbi kokën e tij, tha një burim i afërt me rastin, shkruan New York Daily, transmeton Telegrafi.
Fqinjët u tronditën nga lajmet për vdekjen e tij.
“Ai ishte një djalë i mirë. Ishte një aktor dhe balerin i talentuar “, tha një fqinj që kërkoi të mos përmendet.
“Ai ka luajtur shumë në teatër. Ai dhe gruaja e tij Jennifer u divorcuan, por mbetën të afërt”, tha fqinji.
Bengel luajti rolin e një balerini dhe një mjeshtri rob në “Phantom of the Opera” në vitin 2011.
Zyrtarët policorë thanë se trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi. /Telegrafi/