Në Meryland të Shteteve të Bashkuara, një veterinar e ka marrë në krahë dhe i ka pëshpëritur ngadalë qenit, i cili sapo ka dalë nga operimi.
Dennis Moses është popullarizuar në internet, duke marrë shumë pëlqime dhe komente pozitive, me mënyrën e tij, të qetësimit të qenit Meesha, transmeton Telegrafi.
Ky i fundit, ka lehur dhe rënkuar, sepse ka filluar t’i ndjej dhimbjet e operacionit, pasi i ka dalë anestezioni.
Në atë moment, veterineri e ka marrë në krah qenin, duke i thënë: “Çdo gjë do të jetë në rregull, të gjitha do kalojnë”. /Telegrafi/
https://youtube.com/watch?v=aVWT37xrr2A