Është e dobishme të njohësh gjuhën e trupit të qenit, para se të vendosni t’i afroheni në park qenit të panjohur, në dukje të parë i këndshëm
Mënyrat më të mira që të inicioni kontaktin me qenin është që t’i afroheni ngadalë dhe t’i lejoni që t’ju nuhatë më parë dorën, transmeton Telegrafi.
“Qentë mbështeten në shqisat e aromës më shumë se në shqisat e të parit”, ka shpjeguar veterineri Uri Burstyn, i cili po ashtu i ushtron pronarët nëpërmjet kanalit të tij në You-Tube.
Ai thekson që me rastin e fillimit të kontaktit të parë me qenin duhet mbajtur dorën grusht, në rast se qeni ndihet i rrezikuar ai vendos ta kafshojë.
Nëse qeni duket i relaksuar dhe i shoqërueshëm, as kjo nuk është shenjë që mundeni menjëherë të filloni ta përkëdhelni në kokë – ky mund të jetë gjest agresiv i tregimit të dominimit, sepse qentë mbajnë kokën të lëshuar poshtë.
Për fillim më e rekomandueshme është ta përkëdhelni qenin nën mjekër. Te kontakti i parë me qenin, do të duhej të shmangni prekjen e qenit nëpër bark, sepse për të edhe kjo zonë është e ndjeshme.
Vendet të cilat konsiderohen të dëshirueshme për vendosje të kontaktit janë pjesa e poshtme e shpinës së qenit dhe pjesa e gjoksit, mirëpo edhe kjo varet nga qeni, andaj do të duhej t’i kushtoni kujdes reagimit të qenit me të cilin komunikoni.
Lëvizja e bishtit është shenjë e sigurt që qeni është në humor të mirë dhe i gatshëm për interaksion, derisa bishti i lëshuar poshtë shpesh do të thotë që qeni nuk ka besim dhe është i gatshëm të kafshojë.
Veterinerët porosisin që megjithatë do të duhej të shmangen “zonat e ndjeshme” dhe të përdoren më së paku gjestet kërcënuese – do të duhej lënë qenin që të vendosë sa do t’ju lejojë afër me rastin e kontaktit të parë. /Telegrafi/