Oda e veterinarëve të Maqedonisë (OVM) i porositë qytetarët që t’i vaksinojnë manarët e tyre dhe të ndihmojnë në eliminimin e çmendurisë te qentë dhe macet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në ditën ndërkombëtare kundër çmendurisë, OVM-ja apelon për nevojën e rritjes së ndërgjegjes për rrezikun nga mosvaksinimi i manarëve, me qëllim rritjen e përfshirjes së vaksinimit që në këtë moment, siç bëhet e ditur, është në nivel të pakënaqshëm.
Njiherit, OVM-ja thërret në përkushtim dhe vendosmëri të bashkësisë qytetare në drejtim të sigurimit të mbështetjes së mëtutjeshme për eliminimin e çmendurisë – sëmundje fatale edhe për kafshët edhe për njeriun./Telegrafi/