Site icon Telegrafi

Veteranit të UÇK-së, puçi në Turqi iu duk si sulmi i Serbisë në Kosovë: Erdogani është zëri ynë!

Veterani i UÇK-së, Bekim Gashi, thotë se tentimi për grusht shtet në Turqi, e ka kthyer në të kaluarën.

“Gjyshja ime 90 vjeçare, nëna ime dhe biri im më pyetën çfarë është duke ndodhur në Turqi, cili armik hyri në vend? Pse e sulmojnë Turqinë? Mu kujtua Lufta e Kosovës kur serbët me tanke dhe avionë sulmuan Kosovën dhe vranë njerëz pa marrë parasysh a janë gra, fëmijë apo pleq. Nuk ishim duke pritur një gjë të tillë. Ndihem një pikëllim të madh. Kur çdo gjë doli në pah filluam të kuptojmë gjërat më mirë”, ka thënë ai për Anadolu.

Duke krahasuar rezistencën e popullit kundër puçistëve me rezistencën e tyre kundër serbëve, Gashi thotë: “Populli turk rezistoi ashtu si në luftën e çlirimit. Ranë dëshmorë, kishte edhe të plagosur. Por, për të mbrojtur vendin, atdheun, demokracinë, qeverinë dhe shtetin nëse duhet jepen edhe dëshmorë”.

Sipas tij, Turqia nën presidentin Recep Tayyip Erdogan është shpresë jo vetëm për Ballkanin, por edhe për të gjithë botën Islame

“Ai është zëri ynë”, thotë ai. “Të gjithë myslimanët në mbarë botën duhen të bëjnë çmos për të mbrojtur presidentin Erdogan”. /AA/Telegrafi/

Exit mobile version