Ky është një moment prekës kur një veteran i ushtrisë amerikane që vuan nga demenca, nuk mund ta kujtojë emrin e djalin e tij.
Kenneth Keene Sr, 70-vjeç nga Filadelfia, ishte diagnostifikuar me demencë në vitin 2014, kurse këto ditë është filmuar nga i biri duke biseduar me të derisa po udhëtonin me veturë, transmeton Telegrafi.
E kur pyetet nga i biri se si e ka emrin, ai gjithmonë me buzëqeshje i përgjigjet, “John”.
Videoja është pjesë e disa serive në YouTube të prodhuara nga Keene, 47-vjeç, me qëllimin e vetëm që t’ia dokumentoj botës se sa e vështirë është sëmundja e demencës.
Videoja fillon kur 70-vjeçari e pyet birin e tij nëse e di se kush është ai. E ndërkaq kur ai e pyet veteranin e luftës se cili është emri i tij ai insiston me “John”.
Më e dhimbshëm është fakti që vazhdimisht me buzëqeshje jepte përgjigjen e njëjtë e biri i tij mundohej ta bindte se e ka gabim. /Telegrafi/