Magjistri i Shkencave të Ekonomisë dhe veterani i UÇK-së, Fatmir Smajli i bashkohet Partisë FJALA.
Smajli përmes një postimi në rrjetin social Facebook bëri të ditur aderimin e tij në partinë Fjala.
Ky është postimi i plotë i tij:
“Duke ju falënderuar për mbështetjen dhe kontributin e juaj, të gjithë juve familjare, miq, bashkëpunëtorë, dhe ju bashkëluftëtaret e mi, kam nderin që nëpërmjet këtij postimi të ju njoftoj për aktivitetin tim politik.
Unë, Fatmir Smajli
Magjistër i shkencave Ekonomike
Përvojë shumëvjeçare pune në ndërmarrësi, si dhe Veteran i UÇK-së.
Nëpërmjet këtij postimi, kam nderin që të paraqes në mënyrë zyrtare kandidaturën time për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga radhët e Partisë FJALA.
Unë shpresoj që mbështetja juaj, është suksesi im”. /Telegrafi/