Telegrafi

Veterani ‘racist’ ofendon adoleshentët arabo-amerikanë: Kam vrarë nënat e juaja (Video)

Një video që ka filluar të qarkullojë nëpër internet ka shkaktuar reagime të shumta, për faktin se aty shfaqet një ish-marins i cili i drejtohet një grupi adoleshentësh arabo-amerikanë, duke u thënë se u ka vrarë nënat.

Ahmed Mosen 15-vjeç e ka shpjeguar gjithë ngjarjen në mediet sociale, duke pranuar se ishte në një pompë benzine në Coldwater të Kalifornisë, për të mbushur makinën së bashku me disa miq të tij, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq në video shfaqet një burrë i veshur me kostume, që pretendon se është ish-ushtarak që mban në dorë një komplet të birrave, derisa i drejtohet grupit të adoleshentëve “jam ish-marins, djema. Kam vrarë nënat e juaja, shumë herë”. /Telegrafi/