Telegrafi

Veterani i OBRM-PDUKM-së, Jakovlevski: Qëndroni larg partisë që mos të digjeni!

Mane Jakovleski në panel diskutimin e organizuar nga OBRM-PDUKM i ka dhënë mbështeje kryetarit të partisë, Nikolla Gruevski, në emër të themeluesve dhe veteranëve të partisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Si përgjigje ndaj marshit opozitar më 11 tetor, ai ka mbështetur Gruevskin dhe dërgon një paralajmërim për kundërshtarët e tij politikë që të mos lozin me OBRM-PDUKM dhe Maqedoninë.

-Ne, themeluesit dhe veteranët e OBRM-PDUKM-së, mbështeesim kryetarin e partisë që të vazhdojë në rrugën e hapave dhe së bashku të mposhtim çdo të keqe që përballet me shtetin dhe popullin. Kurse shpëtuesve të vetëshpallur, i porosisim: Mos lozni me Maqedoninë dhe OBRM-PDUKM, rrini sa më larg, për të mos u djegur. OBRM-PDUKM nuk është vetëm parti, por edhe ideologji’, tha Jakovleski. /Telegrafi/