Telegrafi

Veterani në karrige me rrota ndihmohet nga dy veteranë më të rinj, për të përshëndetur shokët e tij të rënë në luftë (Video)

Ky është momenti prekës që dy veta ndihmojnë një veteran që të qëndrojë në këmbët e tij dhe të tregojë respektin e tij për “Ditën e Armëpushimit”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, veterani John Price dhe Kieran Mcgurk mund të shihen duke ecur drejt monumentit me njërin prej tyre duke mbajtur një kurorë në fillim të videos.

Ndërsa shkojnë në memorialin, një zotëri i ulur në një karrige me rrota mund të shihet me familjen e tij, duke treguar respektin e tij.

Ndërkohë, një grua e pyet atë: ‘Gjysh, a do të ngrihesh dhe ta bësh?’ derisa dy burrat me mirësi i ofrojnë ndihmë atij, për tu ngritur në këmbë.

Dhe burri ngrihet me ndihmën e ushtarakëve të tjerë dhe përshëndet memorialin duke thënë: ‘Zoti ju bekoftë’ derisa dhjetëra njerëz rreth tij duartrokasin. /Telegrafi/