Telegrafi

Veterani mbledh mbeturinat e hedhura në oborr të Kuvendit gjatë protestës

Tash e tetë orë, veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke qëndruar para objektit të Kuvendit, duke protestuar në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e kësaj kategorie në Ligjin për pagën minimale.

Protesta është duke vazhduar ende, edhe pse veteranët morën ftesë për takim me kryeministrin Albin Kurti për të premten në orën 09:00.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, tha se në oborrin e Kuvendit do të qëndrojnë derisa të ndërpritet seanca.

Lexo po ashtu Klinaku: Kemi marrë ftesë për takim nesër në orën 09:00 – nuk largohemi derisa të anulohet seanca e sotme e Kuvendit

E tashmë kur pritet që protesta të përfundojë, një nga veteranët protestues është parë duke mbledhur mbeturinat e hedhura në oborr të Kuvendit./Telegrafi/