Site icon Telegrafi

Veterani i Luftës së Dytë Botërore: Si e fsheha jetën prej transeksuali (Foto)

Një veteran i luftës së Dytë Botërore ka rrëfyer se ka jetuar gjithë jetën një gënjeshtër, pasi nuk mund të pranonte hapur se është transgjinor.

Patricia Davis, e quajtur përpara Peter ka arritur të realizojë ëndrrën dhe është kthyer në femër në moshën 90-vjeçare.

Që kur ishte 3-vjeç ajo e dinte se ishte një transgjinore, por nuk mund ta pranonte nga ndikimi që do të kishte në shoqëri.

E mori guximin që t’ia thoshte gruas, me të cilën kishte 63 vite i martuar dhe vdiq para 6 vitesh.

Ajo filloi t’i blinte bizhuteri dhe fustane për të veshur që të ndihej femër.

Patricia ka bërë vizita në një doktor vitin e kaluar për të marrë hormone femërore.

“Unë kam qenë e qetë. Kam filluar t’ia tregoj disa fqinjëve të cilët më kanë thënë që të mos shqetësohem, rëndësi ka të jem e lumtur” – ka thënë Patricia për BBC, përcjell oranews.tv.

Së fundmi është bërë pjesë e Institutit të Femrave dhe po e shijon jetën e re.

Exit mobile version